Loriana Kukaj ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës medaljen e tretë në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Xhudistja kosovare mposhti gjermanen Luise Malzahn dhe kështu fiton medaljen e bronztë në këto lojëra, shkruan Reporteri.net.
Edhe pse ishte në disavantazh në fund, Loriana riktheu çdo gjë në favor të saj dhe fitoi ndeshjen me Ippon.
Pas të artës së Majlinda Kelmendit dhe të argjendtës së Nora Gjakovës, Kuka ia ka sjellë Kosovës një medalje të bronztë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.