Khabib Nurmagomedov mbrëmë ka mbrojtur titullin e peshave të lehta në UFC pasi mposhti Dustian Poirier në meçin që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe
Askush nuk po mund ta mposhtë luftëtarin çeçen në kafaz, as Dustin Poirier, i cili për muaj të tërë kishte bërë përgatitje speciale për këtë përballje, shkruan Reporteri.net
AND STILL
Khabib Nurmagomedov beats Dustin Poirier by submission in Round 3 to retain the UFC lightweight championship ?
28-0 #UFC242 pic.twitter.com/0RH12ssfUg
— Bleacher Report (@BleacherReport) September 7, 2019
Pas ndeshjes, fjala e parë që tha Khabib ishte Elhamdulilah, derisa fjalë të mira kishte thënë edhe për kundërshtarin e tij.
“Elhamdulilah [Falënderimit i takon Zotit]”, ishin fjalët e para të Khabib.
“Nuk e di pse unë kam gjithçka nga jeta. Nuk e di.
“Babai im është këtu, dua ta falënderoj Zotin dhe dua ta falënderoj babanë tim. Edhe trajnerin Javier Mendes.
“Edhe vëllezërit e mi janë këtu. Ne bëjmë gjithçka së bashku, kemi gjithçka që kam për shkak të gjithë atyre, edhe xhaxhallarëve të mi,”.
Në fund Khabib që kishte veshur fanellën e kundërshtarit, derisa po jepte deklaratën pas meçit ka thënë se të njëjtën do ta shesë dhe të gjitha parat që do t’i fitojë nga shitja e saj do t’ia dhurojë Dustin Poirierit. /Reporteri.net/
The first word from khabib ?? #Respect pic.twitter.com/LbuRqtEWfy
— ridhwansalimi (@ridhwan_salimi) September 8, 2019