×
  • Sport
  • Sport

    E pabesueshme: Iu deshën vetëm 5 sekonda që ta nokautonte kundërshtarin

    Reporteri
    07 Korrik 2019 | 11:30

    Jorge Masvidal ka shkruajtur historinë duke bërë nokautin më të shpejtë të të gjitha kohërave në UFC pas vetëm 5 sekondave.


    Ish-ylli i luftave të rrugëve fluturoi rreth oktagonit pasi dëgjoi zilen të bie dhe më pas goditi kundërshtarin me gju në kokë, shkruan Reporteri.net

    Askren tentoi që t’i lexonte lëvizjet e Masvidal dhe uli kokën por mori një goditje katastrofale.

    Më pas u desht vetëm ndërhyrja e referit që ta ndante Masvidalin nga goditjet qe po i jepte kundërshtarit të tij

    Rekordin për nokautin më të shpejtë në histori e mbante Duane Ludwig me vetëm 7 sekonda i cili kishte triumfuar ndaj Jonathan Goulet në vitin 2006.

    Vetëm dy javë më herët, Jairzinho Rozenstrui hodhi në dysheme Allen Crowder për vetëm 9 sekonda, ndërsa sot amerikanit Masvidal iu deshën vetëm 5./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!