Avdullah Hoti sot është emëruar kryeminsitër i ri i Qeverisë së Kosovës
Hoti njihet si një tifoz i flakët i Liverpoolit dhe në shumë raste pas ndeshjeve të skuadrës angleze ka reaguar në rrjete sociale, shkruan Reporteri.net
Por, Hoti, ashtu si skuadra e tij e zemrës, qëllimet e tyre pritet që t’i arrijnë këtë sezon, pas dështimit që përjetuan vite më parë.
Liverpooli nuk arriti që të shpallej kampion ani pse po zhvillonte një edicion të shkëlqyer, ashtu si Hoti që para disa vitësh dështoi për t’u bërë Kryeministër në tenativën e parë.
Por, sot Hoti arriti qëllimin e tij dhe u bë Kryeministër, ndërkaq Liverpooli duhet të presë edhe pak për t’u shpallur zyrtarisht kampion i Premier Ligës.
Hotit i mjaftuan 61 vota, ndërsa Liverpoolit i mjaftojnë edhe 6 pikë për ta fituar trofeun që po iu mungon tash e 30 vite. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.