×
  • Sport
  • Sport

    E quajti ‘tullumbac’, Furi i hakmerret në mënyrën më të keqe menaxherit të Joshuas

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 11:44

    Tyson Fury është involvuar në ‘fërrken’ ndërmjet tij dhe menaxherit të boksierit britanik, Anthony Joshuas.


    ‘The Gipsy King’ ka vënë në pikëpyetje aftësitë e anglezit për t’ia organizuar ndeshjet Joshuas pasi Hearn e kishte kritikuar Furyn për fitoren ndaj Tom Schwarz, shkruan Reporteri.net

    Sipas Hearn fitorja ndaj gjermanit nuk ishte asgjë pasi ai do të vuante të fitonte edhe një titull anglez.

    Por, fitorja e Furyt erdhi vetëm dy javë pasi klienti i Hearn, Joshua ishte tronditur nga meksikani Andy Ruiz në New York, i cili ia mori të tre titujt anglezit.

    “Normalisht që Eddie Hearn do të thotë diçka negative sepse ‘Pata e artë’ e tij u shkatërrua nga një boksier i trashë. Ai do të mundohet të më diskreditojë mua që ta bëjë veten të duket mirë”, ka thënë ai.

    “Çdokënd që ai nuk e ka është m**; çdokënd që ai e ka është i madh. Ju nuk mund të besoni asnjë fjalë që ai thotë; sipas mendimit tim ai nuk di asgjë rreth boksit”, ka thënë Fury.

    Kujtojmë që Fury ende nuk ka mundur të caktojë një datë për rimeçin ndaj Deontay Wilder pas barazimit kontravers të dhjetorit të kaluar./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!