Julian Nagelsman ka thënë se e ka refuzuar mundësinë për ta drejtuar Real Madridin pasi kishte besuar se akoma nuk është koha për të drejtuar një klub kaq të madh
Julian Nagelsman është duke pasur rezultate të mira me Leipzigun në Bundesligë dhe llogaritet si njuëri nga trajnerët më me perspektiv në Evropë, shkruan Reportetri.net
Reali Madridi e kishte kërkuar teknikun gjerman para dy viteve, por ai i kishte refuzuar me pretekstin se nuk akoma nuk është i gatshëm për të drejtuar një klub kaq të madh.
“U befasova kur pranova ofertën nga Reali. Isha i nderuar, por u mendova dhe e refuzova. E mora këtë vendim sepse mendoj që nuk jam ende i gatshëm për të drejtuar një skuadër aq të madhe,” ka thënë Nagelsman.
“Dua të përmirësohem ende dhe nëse shkon te Reali, atje s’ke kohë të përmirësohesh. Tani për tani nuk jam më i miri, por pranoj që dua të jem një nga më të mirët në të ardhmen,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.