Si pasojë e kontaktit me rrymë ka mbetur i vdekur një 15-vjeçar në fshatin Pidiç të Komunës së Gjilanit. Dje gjatë ditës, lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë së Gjilanit. Mësohet se i ndjeri ka qenë duke e pastruar pishinën e një restauranti, e aty pati kontakt me rrymën, gjë që solli pasoja fatale.
15- vjeçari, Islam Dalipi, ishte futbollist i klubit “Karadaku”. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi duke i shprehur ngushllime familjes Dalipi.
“Te Allahut jem tek ai do të kthehemi, Sot ka ndërruar jet Islam Dalipi djali i Demush Dalipit lojtarit ton
Gjith shoqërija nga Kf Karadaku i shprehum ngushëllime familjes Dalipi dhe Demushit…Allahu ua shtoft sabrin e durimin…NGUSHËLLIME…”, thuhet në ngushllimin e klubit.
15-vjeçari nga Gjilani i cili humbi jetën dje nga rryma, pasi që dyshohet se kishte qenë duke e pastruar bazenin me një aparat të ujit, shkruan Gazeta Insajderi.
“Dyshohet që i njëjti, tek restorant “Villa familjare” në fshatin Pidiq, derisa ishte duke pastruar bazenin me një aparat të ujit, ka pësuar lëndime trupore, gjatë kontaktit me rrymën, ndërsa rreth orës 16:50 minuta në Spitalin Regjional, në Gjilan ka humbur jetën. Prokurori kujdestar, nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për autopsi, në Insitutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka thënë ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.