Ish-ylli i skuadrës së Rangers, Fernadno Ricksen ka vdekur sot në moshën 43-vjeçare duke humbur kështu luftën me sëmundjen e neuroneve motorike.
Holandezi ka luftuar këtë sëmundje tash e gjashtë vite, pasi u diagnostikua me këtë sëmundje në vitin 2013, shkruan Reporteri.net
Ricksen ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës në një bujtinë në Glasgow.
“Rangers janë thellësisht të prekur të njoftojnë se ish futbollisti Fernando Ricksen ka vdekur këtë mëngjes nga sëmundja e neuroneve motorike”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Rikcsken ishte fitues i dy ligave dhe dy kupave skoceze për gjashtë vite sa ishte duke luajtur në Skoci.
Ai ishte paraqitur edhe 12 herë me kombëtaren holandeze./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.