×
  • Sport
  • Sport

    E rëndë: Yllin e Arsenalit e lë gruaja nga frika e banditëve, policia e Londrës në aksion

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 13:45

    Situata ka eskaluar për dy futbollistët e Arsenalit së fundmi pasi janë kërcënuar sërish nga bandat e Londrës.


    Pak ditë pasi u sulmuan nga disa banda kriminale në rrugët e Londrës, e ku Sead Kolasinac bëri heroin duke iu kundërvënë banditëve, dyshja janë vënë në qendër të sulmeve përsëri.

    Ozil e Kolasinac nuk po gjejnë rehati assesi pasi disa banditë i kanë kërcënuar ata se “Do t’i vjedhin gjithçka” që posedojnë, përcjell në shqip Reporteri.net.

    Sikur mos t’i mjaftonte kjo, gruaja e Kolasinac ka udhëtuar në Gjermani nga frika dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Angli.

    Nga tani e tutje, dy yjet e klubit të Arsenalit do të jenë nën vëzhgimin e policisë 24 orë.

    Ozil e Kolasinac janë lënë jashtë listës për ndeshjen që skuadra e Arsenal e zhvillon ndaj Newcastel United. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!