Ylli francez, Franck Ribery ditë më parë i është bashkuar ekipit në Seria A, Fiorentinës.
Pronari i klubit, Rocco Commisso, duke folur për tifozët e Fiorentinës, ka thënë se vetëm Cristiano Ronaldo mund të krahasohet me francezin Ribery.
“Ribery? I kam hapur shtëpinë dhe po e përdorin. Jam takuar me të dhe gruan e tij, ashtu si edhe me Boateng. Ribery është një legjendë. Është më i miri në Itali pas Ronaldo-s”, ka thënë ai.
“Tifozët po përgjigjen me 24 mijë abonime. Jemi të katërtit, për momentin, për sa i takon abonimeve, pavarësisht se ka qytete më të mëdha se Firence me një histori më të pasur suksesesh të arritur kohët e fundit, si Roma, Napoli, Atalanta. Është një gjë fenomenale dhe dua të falënderoj të gjithë për emocionet që më kanë dhënë që nga dita e parë”, ka përfunduar Commisso.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.