E tepron Zidane: E do 180 milionëshin te Real Madrid

Zinedine Zidane është duke menduar që të bëjë një transferim befasues te Real Madrid.


Zinedine Zidane po tenton ta transferojë Jadon Sanchon nga Dortmund.

Trajneri francez ka kërkuar nga skuadra spanjolle që ta transferojnë talentin anglez në Santiago Bernabeu, shkruan Bild.

Por, për ta transferuar Sanchon, Real Madrid duhet t’i shpenzojë 180 milionë euro, gjersa vlera e tij vazhdon të rritet çdo muaj.

Zidane pritet që të shpenzojë shuma të majme në verë, në mënyrë që ta ndërtojë një skuadër që mund tu sjellë sërish trofe.