×
  • Sport
  • Sport

    E thotë menaxheri: Hysaj largohet nga Napoli në afatin kalimtar të verës

    Reporteri
    11 Shkurt 2020 | 21:09

    Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysaj, ka zbuluar se mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.


    Për përfaqësuesin e Kombëtares së Shqipërisë është përfolur se do të largohej nga klubi italian në afatin kalimtar të janarit, por ai qëndroi në klub pas ardhjes së Gennaro Gattusos në stolin e trajnerit.

    Kontrata e Hysajt me Napolin mbaron në fund të sezonit të ardhshëm, por gjendja e tij në klub është e komplikuar.

    “Kemi folur për këtë, Napoli e di gjendjen e tij. Do të presim për përgjigjet dhe kur t’i marrim do ta shohim çfarë ndodh. Ekziston dëshira për zgjatjen e kontratës dhe për shitjen e tij në verë. Nuk i dua më dy lojtar të mi në të njëjtin rol”, tha Guiffredi.

    26-vjeçari i ka zhvilluar 11 ndeshje në Serie A këtë sezon dhe dy të tjera në Kupën e Italisë. Napoli përballet nesër me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!