×
  • Sport
  • Sport

    E thotë trajneri i Bayernit: Kaq do të mungojë Perisic

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 19:09

    Sulmuesi anësor kroat Ivan Perisic është dëmtuar gjatë një seance stërvitore të Bayern Mynih dhe do të duhet të mungojë për një periudhë më të gjatë se një mujore.


    Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i gjigantëve gjermanë, Flick, i cili tha se futbollisti do t’i rikthehet stërvitjes vetëm pas 4 javësh pushim, ndërsa më pas do t’i duhen edhe dy javë të tjera për të rikuperuar formën.

    Sulmuesi kroat u huazua nga Interi te Bayern, me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa tani pritet të rikthehet në mesin e marsit dhe të provojë të bindë drejtuesit gjermanë.

    Deri tani Perisic ka luajtur 22 takime me fanellën e bavarezëve, shumicën e të cilëve i ka nisur nga stoli, ndërsa ka arritur të shënojë 5 gola dhe të japë 8 asiste

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!