×
  • Sport
  • Sport

    E thotë Zidane: Ky është trajneri më i mirë në botë

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 17:37

    Për Zinedine Zidanen, Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.


    Kjo dyshe, do të ndeshen në ‘Santiago Bernabeu’ të mërkurën mbrëma, kur Real Madrid pret Manchester Cityn në ndeshjen 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

    Trajneri francez para kësaj ndeshje është paraqitur në konferencë për shtyp, dhe është pyetur nëse Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë.

    “Ai e ka dëshmuar atë në Barcelonë, Bayern Munich dhe Manchester City. Ka shumë trajnerë në nivel të lartë, por mendoj se ai është më i miri”, është përgjigjur Zidane.

    Në pyetjen nëse kjo ndeshje është mes Zidanes dhe Guardiolas, ai u përgjigj: “Është Real Madrid – Manchester City, jo Zidane – Guardiola.

    Ajo që duan njerëzit të shohin është një lojë futbolli mes Madridit dhe Cityt. Është një lojë tërheqëse”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!