×
  • Sport
  • Sport

    E tmerrshme: Futbollisti i Sevillës shkakton aksident, lë të vdekur një çift të sapomartuar

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 18:13

    Futbollisti i klubit spanjoll, Sevilla Atletico është përfshirë në një aksident trafiku pranë Guadalajaras (Meksikë).


    Makina e tij u përplas me një makinë tjetër në të ciliën një çift i sapomartuar po udhëtonte, duke lënë të vdekur të dytë. Viktimat ishin 26 dhe 35 vjeç, shkruan Reporteri.net

    Futbollisti ishte në pushime me Guadalajara në vendlindjen e tij, ndërsa ai është duke pritur për të ardhmen e tij.

    Sevilla nëpërmjet zëdhënësit për shtyp ka dhënë këtë deklaratë për futbollistin:

    “Nuk kemi asgjë për të thënë për Jaon Maleck, ai luajti si lojtar i huazuar në Sevilla sezonin e kaluar, kjo do të thotë se ai nuk i përket klubit, ai nuk do të vazhdojë këtu”, ka thënë ai për ESPN.

    Ai është hetuar nëse ishte i dehur pasi në rrjetet sociale kishte ngarkuar fotografi duke u kënaqur me shokë. Dëshmitarët thonë se e kanë parë atë të voziste rreth 160 km/h

    Kujtojmë që javë më parë humbi jetën në një aksident, ish-futbollisti i kësaj skuadre, Jose Antonio Reyes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!