×
  • Sport
  • Sport

    E tmerrshme por edhe për të qeshur, pikon uji në Palestrën e Sporteve te Istogut që nuk po përfundon tash e 14 vjet

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 18:48

    Istogu shpresonte këto ditë të merrte një lajm të gëzueshëm. Kishte disa ditë që ishte shtuar volumi i punëve në Palestrën Sportive që ka filluar së ndërtuari në vitin 2004 dhe sportistët prisnin më në fund një shtëpi të tyre modern. Por, ka momente të këqija këto ditë, shkruan Reporteri.


    Është  për të qeshur por edhe për t’u tmerruar me historinë e Palestrës së Istogut. E nisur në vitin 2004 ajo pret që këtë vit ta mbushë parketin me sportistë e ulëset me tifozë. Por, duket se derisa punët po shkojnë kah fundi, po dalin edhe probleme, shkruan Reporteri.

    Trajneri i basketbollit Firekt Shaktri, që vjen nga kjo komunë ka shkruar se kjo palestër tashmë është mbushur me ujë si shkak i kulmit të palestrës.

     

    “Të bësh shaka me djersën e popullit. Parat për kulm të palestrës në Istog janë dhënë, ka vite, uji futet në sallë pa e penguar askush. Krimi që s’do ndëshkohet kurrë”, ka shkruar Shatri në llogarinë e tij në Facebook.

    Kjo palestër ka 14 vite që ka nisur dhe ka ndërruar disa ministra e disa qeveri. Përkundër kësaj, pikon sërish. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!