×
  • Sport
  • Sport

    E trishtë: Ish-trajneri i Barcelonës vuan nga një sëmundje e rëndë që nuk ka shërim

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 15:23

    Një lajm i hidhur ka përfshirë futbollin spanjoll këtë të enjte.


    Juan Carlos Unzue është diagonstikuar me sklerozë anësore amytrofike, një sëmundje e tmerrshme e cila prek sistemin nervor – qëndror dhe çon deri ne paralizë.

    Unzue ka qenë portier, ish-asistent i Barcelonës dhe ish-trajner i Selta Vigos dhe Gironas.

    Ish-futbollisti njoftoi në një deklaratë se ai vuan nga sëmundja e rëndë e sistemit nervor.

    “E kam pranuar këtë gjë, jam mentalisht i fortë për të jetuar me këtë sëmundje të rëndë,” ka thënë Unzue.

    “Koha ime si trajner mbaroi, tani po nënshkruaj për një ekip modest, atë të pacientëve të ALS,”.

    Kjo sëmundje mund të çojë deri në paralizë dhe nuk ka shërim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!