Në futbollin italian nuk ka qetësi! Pas koreve raciste ndaj Mario Balotellit, së fundmi një tjetër akt anormal ka shpërthyer në stadiumet përtej Adriatikut.
Në takimin Parma- Roma, e cila u fituan e rezultatin 2-0 nga vendasit janë dëgjuar koret ofenduese kundër mamasë së mesfushorit të verdhekuqve, Nicolo Zaniolo.
Ishin minutat e fundit të takimit, kur mesfushori i ri i talentuar u rrëzua në zonë dhe pretendoi për një 11-metërsh, ndërsa tifozët filluan të këndojnë në kor “Mamaja e Zaniolos është një k..vë”.
Kjo nuk është hera e parë që Francesca Zaniolo bie pre e koreve ofenduese të tifozërive kundërshtare të Romës, pasi më herët të njëjtën gjë patën bërë edhe fansat e Lazios para një derbi roman.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.