Pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët ‘Komitët’ kanë rrahur tre shtetas të Kosovës në afërsi të Parkut të Qytetit të Shkupit.
Të lënduar janë personat me inicialet E.K. 24-vjeç, L.K. 19-vjeç dhe M.B. 18, të gjithë nga Kosova, raporton Alsat M.
Numri i shtuar i forcave policore për shkak të ndeshjes së rrezikut të lartë, nuk ka arritur të parandalojë incidentin.
Policia ka ndaluar dy persona që dyshohet të kenë sulmuar shtetasit e Kosovës.
Ekipi i televizionit Alsat ishte në stacionin policor në Kisella Vodë ku edhe po merren në pyetje ‘Komitët’.
Jashtë stacionit disa të rinj, dy prej të cilëve më herët ishin ndaluar, por më pas ishin lënë të lirë nga policia mohonin që personat që po merreshin në pyetje të jenë sulmuesit e shtetasve të Kosovës.
‘Komitët’, me të mbaruar ndeshja midis Vardarit dhe Shkëndisë, kanë vërshuar rrugëve të Shkupit të pajisur me thika e shkopinj bejsbolli.
Edhe më herët gjatë ditës tifozët ‘Komitët’ dhe ‘Vojvodët’ nëpër rrugët e Shkupit ndezën mjete të ndryshme piroteknike dhe drejtuan fyerje të shumta kundër shqiptarëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.