×
  • Sport
  • Sport

    E vajmedetshme: Bayerni e harron yllin kosovar në Allianz Arena

    Reporteri
    06 Shkurt 2020 | 13:56

    Leon Dajaku pati një moment të çuditshëm pas ndeshjes së mbrëmshme, ndërmjet Bayern Munichut dhe Hoffenheimit


    Bayern Munich e mposhti me rezultat 4-3 Hoffenheimin në kuadër të Kupës së Gjermanisë, me Leon Dajakun që në këta takim ishte në stol për 90 minuta, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes, klubi e harroi atë në stadium, pasi autobusi me të cilin udhëton skuadra bavareze u nis pa Leon Dajakun dhe Oliver Batistan.

    Kur Dajaku dhe Batista dolën jashtë stadiumit Allianz Arena ata panë se autobusi i klubit nuk ishte aty. Dikush i tregoi atyre se autobusi ishte nisur pak minuta para se ata të arrinin.

    Më pas të dy e thirrën një shok të tyre, i cili i ktheu dyshen në qytet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!