×
  • Sport
  • Sport

    E vajmedetshme: Chelsea do ta zëvendësojë mesfushorin e saj me gjyqtarin e Premierligës

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 19:07

    Fundjava e kaluar nuk ka qenë shumë e mirë për disa lojtarë të Premierligës angleze. Një nga këta ka qenë edhe Jorginho, i cili nuk ka shkëlqyer në humbjen e Chelseat kundër Liverpoolit.


    Ish-ylli i Napoli-t, në fakt, ka qenë protagonist i një gare të humbur me… gjyqtarin.

    Episodi i minutës së 89-të të ndeshjes po çmend rrjetet sociale dhe, siç mund të imagjinohet, tifozët nuk janë treguar aspak të mëshirshëm me lojtarin e Frank Lampard.

    “Ose gjyqtari është shumë i shpejtë, ose Jorginho është tepër i ngadaltë”, ka qenë një tifoz.

    Një tjetër ka menduar për video-lojërat: “Nuk isha dakord me vlerësimin e tij 55 për shpejtësinë, por tani e kuptoj se ndoshta duhet ta kishin vlerësuar edhe më pak”.

    Një tjetër ka patur një sugjerim për mesfushorin: “Shkëpute rimorkion që ke mbrapa”. Me pak fjalë, një figurë aspak e mirë për italo-brazilianin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!