Presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka e ka kërcënuar Genc Nuzën dhe tani FFK ka nisur një procedurë disiplinore ndaj tij
Trepça 89 luajti baraz 1-1 me Dritën në Gjilan, ndërsa kryetari i klubit nga Mitrovica nuk u nda i kënaqur me gjykimin që bërëi Genc Nuza, shkruan Reporteri.net
Abedin Zeka gjithnjë sipas njoftimit të dhënë nga FFK i ka thënë Nuzës këto fjalë, “Ke ardhur me vendos lojën para se me përfundu, shihemi nesër”.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Procedurë disiplinore ndaj: Kryetarit të KF “Trepça ‘89”, Abedin Zeka
Për shkak se pas përfundimit të pjesës së parë, në korridorin e lokaleve zyrtare, i drejtohet referit kryesor të ndeshjes Genc Nuza, me këto fjalë: ”Ke ardhur me vendos lojën para se me përfundu, shihemi nesër”, në ndeshjen Drita – Trepça ‘89. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.