×
  • Sport
  • Sport

    “E vërteta do të dalë së shpejti”, Cristiano Ronaldo sulmon mediat për “lajme të rreme”

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 9:22

    Cristiano Ronaldo përdori profilin e tij privat në Instagram për të shkarkuar zemërimin dhe zhgënjimin e tij ndaj mediave për raportimin e vazhdueshëm të pasaktë për të në lajme, madje duke thënë se vetëm rreth pesë për qind e lajmeve të postuara për të janë të vërteta.

    E ardhmja e Ronaldos ka qenë njëra nga më të përfolurat muajt e fundit, nga koha kur portugezi bëri publike kërkesën për t’u larguar nga Manchester Unitedi.

    Sulmuesi portugez u lidh me një mori klubesh si Bayern Munich, Chelsea, Barcelona, Paris Saint-Germain, Roma, Napoli, Sporting Lisbona dhe së fundmi me Interin dhe Milanin.

    Megjithatë, 37-vjeçari ka ‘dështuar’ të gjej një klub të ri dhe sipas mediave ndërkombëtare e gjithë kjo ka ardhur si shkaku i refuzimit të klubeve për ta nënshkruar Ronaldon.

    Ronaldo e ka nisur sezonin e ri 2022/23 me Djajtë e Kuq, duke humbur në dy ndeshjet e para, dhe si duket kjo ka ndikuar në disponimin e lojtarit i cili tashmë ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.

    Portugezi shprehu zhgënjimin e tij ndërsa nuk hezitoi t’i sulmoj mediat për lajme të pavërteta dhe u shpreh se përfundimisht do të flasë vetë gjatë një interviste në javët e ardhshme.

    “Ata do ta dinë të vërtetën kur të jap një intervistë pas nja dy javësh. Mediat thonë gënjeshtra. Unë kam një fletore dhe në muajt e fundit nga 100 lajmet që bëra, vetëm 5 ishin të drejta. Imagjinoni si është”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

    Pas këtij komenti, sigurisht që të gjithë tifozët e futbollit duan ta dinë të vërtetën e të ardhmes së Ronaldos, i cili si duket nuk po e pëlqen kohën e afër pensionimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!