Sonte “France Futboll” do ta ndaj çmimin prestigjioz për “Topin e Artë’, në garë janë futbollistë si Messi, Van Dijk, Ronaldo, Salah e shumë të tjerë.
Në medait italiane qarkullojnë lajme, se tashmë dihet se kush është fituesi i këtij çmimi. Gazeta prestigjioze italiane “Gazzetta dello Sport”, shkruan se Messi do ta fitojë çmimin për futbollistin më të mirë në botë për vitin 2019, përcjellë Reporteri.net.
Ndërkaq, gazeta shkon tutje ku thotë se në top-tresh do jenë, Messi, Van Dijk dhe Mo Salah, ndërsa Ronaldo do të përfundoi i katërti në këtë renditje.
Mbetet të shihet deri te publikimi i të gjitha pikëve, Messi ka më shumë gjasa që ta fitojë topin e gjashtë të artë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.