Trajneri i Los Angeles Galaxy, Guillermo Barros Schelotto ka zbuluar gjithçka rreth së ardhmes së sulmuesit suedez.
Zlatan Ibrahimovic dëshiron ta mbyllë karrierën në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Los Angeles Galaxy, Guillermo Barros Schelotto.
Sulmuesi suedez zbuloi të mërkurën se nuk do ta vazhdojë kontratën me klubin nga liga MLS, ku 38 vjeçari kishte arritur nga Manchester Unitedi në vitin 2018.
Tash, pritet që veterani i sulmit të rikthehet në futbollin evropian.
Javën e kaluar, komisionari i ligës amerikane, MLS, Don Garber theksoi se ish-klubi i Ibrahimovicit, Milan, synon ta rikthejë lojtarin në San Siro.
Mirëpo, mediat e huaja shkruajnë se interesim për sulmuesin kanë shfaqur edhe Napoli e Bologna në Itali dhe Manchester United në Angli./express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.