×
  • Sport
  • Sport

    E zezë dita për Real Madridin: Lëndohet Hazard, mësohet sa gjatë do të mungojë

    Reporteri
    16 Gusht 2019 | 14:32

    Eden Hazard nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë të La Ligas për Real Madridin kundër skuadrës së Celta Vigos.


    Belgu ka pësuar një lëndim të stërvitjen e fundit në rektusin e përparmë të kofshës së majtë dhe do të jetë jashtë fushave të blerta për disa javë, shkruan Reporteri.net

    “Pas testeve të kryera pas stërvitjes së sotme, lojtari ynë Eden Hazard është diagnoztifikuar me një dëmtim në rektusin e përparmë të kofshës së majtë”, thuhet në raportin mjekësorë.

    Hazard ishte nënshkrimi më i madh i Real Madridit gjatë afatit kalimtarë verorë duke u transferuar nga skuadra e Chelseat për një shumë rreth 120 milionë euro.

    Ky dëmtim është një hendikep i madh për trajnerin, Zinedine Zidane i cili do të duhet të llogaritë në njërin nga lojtarët që nuk ishin startues gjatë parasezonës.

    Hazard nuk mund të kthehet para pushimit të kombëtareve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!