×
  • Sport
  • Sport

    Eden Hazard nuk largohet nga Real Madrid, kjo është arsyeja interesante

    Reporteri
    20 Dhjetor 2021 | 9:39

    Sulmuesi Eden Hazard nuk e mendon largimin nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sipas AS, belgu nuk konsideron largimin nga “Santiago Bernabeu” derisa pret një fëmijë para vitit të ri.

    Hazard është i lidhur me largimin që një vit, pasi nuk arriti të gjejë formën që kishte te Chelsea, duke pësuar lëndime të njëpasnjëshme.

    Por, largimi nuk do ndodh këtë janar shkaku që pret një fëmijë dhe nuk dëshiron të shqetësojë familjen.

    Ndërkohë, belgu dje zhvilloi ndeshje të plotë pas një kohë të gjatë për Real Madridin kundër Cadizit, ku bëri paraqitje të mirë sidomos në pjesën e dytë, pavarësisht rezultatit përfundimtar 0 – 0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!