Newcastle United tashmë ka filluar revolucionin në skuadër, pasi shitjes së klubit në verën e vitit të kaluar te Fondi Publik i Investimeve Arabe.
The Magpies tashmë kanë bërë disa transferime, mirëpo duan që skuadra jo vetëm të mbijetojë në këtë sezon, por të plasohet sa më lartë që të jetë e mundur.
Sipas asaj që raporton Football Inisder, edhe Dele Alli është në radarin e Newcastles dhe duan ta transferojnë në këtë afat nga Tottenham Hotspur.
Antonio Conte thuhet se i ka bërë me dije anglezit se nuk është në planet e tij dhe është i lirë të largohet qysh në këtë afat të transferimeve.
Newcastle ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e tij dhe marrëveshja mund të ndodhë në ditët e fundit të janarit.
Ky afat i transferimeve ka më pak se nëntë ditë për të përfunduar, andaj Alli mund të jetë i Newcastles nga java e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.