×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Brazili kërkon që “Lojërat Olimpike Tokio 2020” të shtyhen

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 20:49

    Pas Gjermanisë e Norvegjisë, tani edhe Brazili është pro shtyrjes së Lojërave Olimpike.


    Kështu ka konfirmuar komiteti olimpik brazilian në një komunikatë të plasuar sot.

    “Komiteti Olimpik i Brazilit përkrah shtyrjen e Olimpiadës Tokio 2020, për vitin 2021” thuhet ndër të tjerash në komunikatën e COB.

    Përderisa qeveria japoneze më herët kishte deklaruar se Tokyo 2020 do të mbahet sipas planit, me rritjen e numrit të të prekurve e viktima poashtu, rriten edhe gjasat që të anulohet edhe ngjarja më e madhe në glob e sportit.

    Gjithsesi, ende nuk ka qëndrime zyrtare, megjithëse duke u bazuar në kërkesat e vendeve më të forta anëtare në komitetin olimpik ndërkombëtar, atëherë vështirë se një gjë e tillë mund të refuzohet nga autoritetet e shtetit japonez.

    Kujtojmë se para pak ditësh u konfirmuar edhe shtyrja e EURO 2020, ku shtëpia më e madhe e futbollit në kontinentin e vjetër vendosi që kampionati evropian të mbahet vitin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!