Vazhdimi i edicionit 2019/20 do të rikthejë garën e zjarrtë në Superligën e Kosovës, por jo edhe atmosferën në stadiumet kosovare, pasi që vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon tubimet publike dhe në mesin e tyre edhe pjesëmarrjen e tifozëve në stadiume.
Por, FC Drita do të jetë e privilegjuar në këtë rast, pasi që do të ketë prapa vetës njërin nga tifozët më të veçantë dhe më të zjarrtë të kësaj skuadre.
Fjala është për Abdullah Berishën, i njohur ndryshe si “Evi”, i cili tashmë ka marrë leje speciale për ta ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës, raporton Gazetasheshi.com.
Ky i fundit e ka bërë të ditur vetë lajmin në rrjetet sociale:
Leje speciale për t’i përcjellu ndeshjet mori edhe tifozi i FC Ballkanit, Bujar Gollopeni, i njohur ndryshe si “Koba”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.