×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Edin Dzeko infektohet me Koronavirus

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 17:48

    Edin Dzeko ka rezultuar pozitiv me Koronavirus


    Pandemia e Covid-19 po vazhdon të ketë një valë te re dhe tani po ka shumë të prekur edhe në mesin e futbollistëve, shkruan Reporteri.net

    Ylli i radhës që është infektuar me Koronavirus është sulmuesi boshnjak i Romës, Edin Dzeko.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi të bërë rrjete sociale.

    “Përshëndetje të gjithëve, fatkeqësisht jam pozitiv për Covid-19 dhe siç e dini duhet të respektojë. Dua t’i qetësojë të gjithë që me njohin, nuk kam simptoma. Për disa ditë do detyrohem të largohem nga bashkëlojtarët, por në mendje dhe zemër do jem me ta duke nisur nga e diela”, ka shkruar Dzeko. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!