×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Jurgen Klopp i ‘shashtrisur’ me fitoren e Albin Kurtit

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 10:54

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shënoi fitore në zgjedhjet e djeshme qëndrore të cilat radhitën partinë e tij me vetëm pak vota më shumë sesa LDK-ja e Vjosa Osmanit.


    Fitores së tij iu janë gëzuar shumë jo vetëm militantët e partisë së tij, por të gjithë ata që votuan për ndryshim në qeverisje, shkruan Reporteri.net

    E gjëja më interesante ishte postimi i trajneri të Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili ishte tejet i lumtur me fitoren e Vetëvendosjes.

    “Wow, çfarë rrugëtimi! Respekt për këtë njeri!”, ka shkruar ai në Facebook.

    Sidoqoftë, anipse gëzon një numër të madh të fansave që e përcjellin, megjithatë besohet se një kosovar qëndron prapa administrimit të kësaj faqeje.

    Jurgen Klopp nuk posedon llogari zyrtare në Facebook, gjë që nënkupton se ky person përdorë emrin e trajnerit gjerman për përfitime personale.

    Megjithatë, nuk mund të mohohet se ky postim ishte jashtëzakonisht qesharak./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!