×
  • Sport
  • Sport

    Amir Rrahmani afër transferimit te klubi i njohur italian

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 17:28

    Amir Rrahmani është shumë afër trasnferimit te Hellas Verona.


    Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës,  është një hap larg transferimit te Hellas Verona.

    Di Marzio e quan punë të kryer transferimin e Amirit në Serie A dhe thotë se futbollisti i Kosovës do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me Veronën.

    “Po punohet në detajet e fundit me një kontratë prej katër vjetësh. Amir Rrahmani do të blihet përfundimisht nga Verona”, shkruan Di Marzio në faqen e tij zyrtare, transmeton Express.

    Rrahmani pritet të hedhë të bardhën mbi të zezë javën tjetër.

    Për mbrojtësin e Dinamo Zagrebit janë interesuar edhe Celtic dhe Standard Liege, por Verona e bindi lojtarin në shumë aspekte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!