Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Brightonit, duel ky në kuadër të xhiros së 14’të në Premierligë.
Djelmoshat e Klopp, përkundër që ishin më një lojtar më pakë në 20 minutat e fundit të takimit, kjo pasi Alisson u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari, pasi preku topin me dorë në zonën jashtë 16-metërshit, shkrua Reporteri.net.
Falë dy golave të shënuar nga Van Dijk në minutën e 18’të dhe at të 25’të, Liverpooli e vazhdon garën me hapa gjigant drejt titullit të Premierligës, pasi aktualisht renditet në vendin e parë në tabelë me plotë 40 pikë të grumbulluara.
Kujtojmë se Shaqiri ishte i ftuar në këtë ndeshje, por prapë nuk kishte minuta për të.
Ndërkaq, në takimet e tjera të Premierligës, Chelsea u befasua nga West Hami, ku takimi u mbyll me rezultat minimal në favor të mysafireve.
Ndërsa në takimin ndërmjet Tottenhamit dhe Bournemouth u shënuan plotë pesë, gola, ku djelmoshat e Mourinho-s kryen detyrën me sukses duke e fituar takimin me rezultat final në 3:2.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.