×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një lajm i keq për Kosovën: Amir Rrahmani infektohet me coronavirus

    Reporteri
    06 Tetor 2020 | 15:56

    Një tjetër lajm i keq vjen për “Dardanët” në prag të sfidës me Maqedoninë e Veriut.


    Kapiteni Amir Rrahmani ka rezultuar pozitiv për coronavirus, raporton Corriere della Sera.

    Megjithatë këtë lajm ende deri tani nuk e ka zyrtarizuar klubi i Napolit, ku luan mbrojtësi i përfaqësueses sonë.

    Kujtojmë se ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, do të mungojë në sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut.

    Këtë e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi në uebfaqen e saj.

    FFK thotë se testet e sotme e treguan qartë se gjendja fizike nuk e lejon atë që në asnjë formë të jetë pranë bashkëlojtarëve të ekipit Kombëtar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!