×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një legjendë i thotë lamtumirë futbollit

    Reporteri
    12 Gusht 2019 | 20:03

    Ish-mesfushori i Interit dhe Holandës, Wesley Sneijder, ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli profesional.


    Në vend të kësaj, mesfushori holandez do të kalojë sezonin e duke e parë skuzadrën ku edhe kishte luajtur futboll si fëmijë Utrecht, nga tribunat e stadiumit.

    “Dashuria ime për qytetin e Utrecht është e madhe,” ka thënë ai në faqen zyrtare të skuadrës nga Eredivisie.

    “Shpesh folëm për mundësinë që unë të vij këtu, dhe tani e kemi shtruar këtë gjë në letër. Mezi pres një sezon të shkëlqyeshëm”.

    Lojtari 35-vjeçar shënoi 22 gola dhe siguroi 25 asistime në 116 paraqitje për Interin midis viteve 2009 dhe 2013.

    Ai fitoi një Scudetto, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2010, por polemikisht humbi Topin e Artë atë vit.

    Holandezi gjithashtu numëron paraqitje edhe te klubet si, Ajax, Galatasaray, Real Madrid, Nice dhe Al-Gharafa në mesin e klubeve të tij të mëparshme.

    Sneijder mban rekordin për më së shumti paraqitje për Tulipanët me 134 dhe i ndihmoi ata të arrijnë në finalen e Kupës së Botës 2010.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!