×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një shqiptar iu bashkohet Vedat Muriqit në Superligën turke

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 15:38

    Frederik Veseli do të largohet pas disa viteve nga futbolli italian.


    Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë karrierën do ta vazhdoj në futbollin turk.

    Sky Sports ka raportuar se shqiptari ka arritur marrëveshje me klubin e Denizlispor ku do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

    Thuhet se mbrojtësi shqiptar ka udhëtuar drejt Turqisë për ta mbyllur transferimin te klubi turk.

    26-vjeçari ditë më parë kishte ndërprerë kontaktet me Denizlisporin, por tani është bindur nga oferta e tyre.

    Denizlispor është rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit turk.

    Klubi zi gjelbër e ka nisur për mrekulli edicionin e ri pasi në ndeshjen hapëse ka mposhtur kampionin në fuqi Galatasaray 2-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!