Në Kosovë dihet se kur fillojnë projektet, por asnjëherë se kur mund të përfundojnë.
Rasti më i mirë është i palestrës sportive në Istog, që ka filluar të ndërtohet që nga viti i 2004 dhe kur kanë kaluar tani 16 vite më në fund ka arritur parketi, raporton Reporteri.net
Ditë më parë, Drin Sadikaj, drejtori i sportit në Komunën e Istogut njoftoi se parketi për këtë palestër ka arritur si dhe rregullimi i tyre do të fillojë shumë shpejtë.
Ndërkaq, sot drejtori për Urbanizim në Komunën e Istogut, Besart Dreshaj, në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar disa fotografi, ku tashmë shihet duke u shtruar parketi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.