Xherdan Shaqiri nuk është duke planifikuar që të rikthehet te Kombëtarja e Zvicë
Mediat në Zvicër raportojnë se Vladimir Petkovic, trajneri i ‘Helvetikëve’ ka vizituar Xherdan Shaqirin në Liverpool, por ky takim nuk ka dhënë fryte, pasi shqiptari ka vendosur që të mos kthehet në Kombëtare, raporton Tages-Anzeiger, transmeton Reporteri.net
Një delegacion i Kombëtares së Zvicrës si dhe trajneri të hënën shkuan në Angli për t’u takuar me Shaqirin, pasi ky i fundit nuk iu përgjigjej atyre në telefon.
Pavarësisht se morën rrugë për në Liverpool, ata nuk kanë arritur ta bindin mesfushorin nga Zhegra që të rikthehet në Kombëtare.
Ndryshe, Shaqiri ka pësuar një lëndim dje dhe nuk dihet akoma sakt se sa do të mungojë.
Zvicra në tetor luan dy ndeshjet kryesore në kualifikueset e Euro 2020, kundër Danimarkës dhe Irlandës.
Nga ajo që thuhet në mediat zvicerane është se Shaqirit i ka mbetur hatri se pse ai nuk është bërë kapiten i ‘Helvetikëve’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.