Liridon Fetahaj sot ka shënuar një gol shumë të bukur që ngjan shumë me golat që dikur i shënonte Arjen Robben
Ballkani e ka mposhtur sot Drenicën me rezultat 3-0, në një ndeshje që u dominua nga suharekasit, shkruan Reporteri.net
Në këtë takim të tri golat e shënuar nga Ballkani ishin vërtetë të bukur, por ai i Liridon Fetahajt padyshim që ishte më i miri i ndeshjes.
Fetahaj në minutën e 89-të pranoi një top në mes të fushës dhe u nis i vetëm në drejtim të portës së Drenicës.
Prizrenasi nga një distancë prej 20 metra goditi si në stilin e Robbenit, me topin që përfundoi në rrjetë dhe ngriti në këmbë tërë publikun që duartrokitën këtë gol të bukur.
Ndryshe, Ballkani është lider i Superligës së Kosovës ku pas 18 xhirove ka grumbulluar 37 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.