×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Tottenhami i interesuar për shërbimet e Vedat Muriqit

    Reporteri
    11 Dhjetor 2019 | 16:14

    Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi falë paraqitjeve të mira me klubin turk, Fenerbahçe, ka arritur që për kohë të shkurtër t’i tregojë aftësitë e tij dhe të kërkohet nga shumë klube të mëdha Evropiane.


    Pak çaste më herët mediat në Britani shkruajnë se për sulmuesin kosovar interesim të madh ka skuadra e Leicesterit, por tani vjen edhe një lajm tjetër, Tottenhami është skuadra e tretë angleze që kërkon shërbimet e prizrenasit, shkruan Reporteri.net.

    Pas Leicesteri, Man United, tani edhe Tottenhami kërkojnë që të firmosin me Vedatin, qysh në afatin kalimtar të janarit.

    Kujtojmë se futbollisti nga Prizreni i ka realizuar 9 gola në 13 ndeshje në Superligën turke këtë sezon, ndërsa i kishte shënuar 17 gola në 34 ndeshje në sezonin e kaluar me Rizesporin.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!