×
  • Sport
  • Sport

    Edhe tri vende të mbetura për “Katar 2022”, këto janë ndeshjet vendimtare

    Reporteri
    02 Prill 2022 | 16:29

    Kanë mbetur vetëm edhe tri bileta për t’u bërë pjesë e Kampionatit Botëror i cili do të mbahet këtë vit në Katar, transmeton Reporteri.net.

    Duke qenë organizuese e këtij turneu për këtë Botëror, Katari është futur direkt në Botëror.

    E, për tri Kombëtaret e mbetura ende jashtë këtij turneu nuk janë luajtur akoma ndeshjet e “play-off-it” të UEFA-s.

    Kombëtaret si ajo e Uellsit, Skocisë ose Ukrainës do të jenë në Botëror vetëm nëse arrijnë të triumfojnë në ndeshjen e mbetur të “play-off”.

    Ndërkaq, ndeshjet e “play-off-it” ndërkontinental do të zhvillohen më datat 13 dhe 14 qershor, ku dy biletat e fundit do t’i marrin fituesit e ndeshjeve mes Australisë e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kosta Rikës e Zelandës së Re.

    Ndeshjet e “play-off-it” të UEFA-s dhe atij ndërkontinental:

    Uellsi – Skocia/Ukraina

    Australia/Emiratet e Bashkuara Arabe – Peruja

    Kosta Rika – Zelanda e Re

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!