×
  • Sport
  • Sport

    Edi Rama dhe Noizy ndjekin bashkë ndeshjen Partizani-Roma

    Reporteri
    12 Gusht 2023 | 21:40

    Ndeshja miqësore midis Partizanit dhe Romës po ndiqet edhe nga kryeministri  shqiptar Edi Rama në shkallët e stadiumit Arena Kombëtare.

    Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama është shfaqur bashkë me këngëtarin e njohur Noizy, duke bërë të dy me duar shenjën e shqiponjës.

    Rama ka shkruar vetëm një frazë: Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë, shumë zhurmë”,- duke ju referuar një kënge tashmë të njohur.

    Kujtojmë se më herë ishte vetë Rama i cili përmes një postimi në facebook njoftoi miqësoren mes Romës dhe Partizanit në 12 gusht në Tiranë, ku po ashtu tha se nuk do të mungojë as performanca e reperit Noizy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!