×
  • Sport
  • Sport

    Edi Rama: Kundër dhunës në sport, katërkëmbëshat të mbyllën pas hekurave

    Reporteri
    22 Shkurt 2020 | 18:31

    Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar lidhur me shkatërrimin e ulëseve, në stadiumin “Air Albenia” që ndodhi gjatë ndeshjes së kategorisë Superiore ndërmjet skuadrës së Kukësit dhe Tiranës.


    Disa tifozë të pandërgjegjshëm shkatërruan disa nga ulëset e stadiumit të ri të Kombëtares së Shqipërisë, kjo në fitoren 1:2 të Tiranës ndaj Kukësit, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, për këtë gjest të shëmtuar, ka reaguar edhe kryeministri Rama, i cili përmes një postimin në “Facebook” tha se duhet të jemi kundër dhunës në sport dhe personat që e bën këtë gjest i quajti katërkëmbësha.

    Postimi i tij i plotë./Reporteri.net/

    “Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!