Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ka thënë se Kosova është “Brazili i Evropës”, sa i përket talentëve të futbollit.
“Në Francë ju them, ne jemi Brazili i Evropës. Me gjeneratën e re është më e lehtë më dal në Evropë, duhet vetëm me u fokusu në futboll. Ka shumë talentë, por kushtet nuk janë të zhvilluara”, tha ai.
Tutje, ai bëri të ditur se në të ardhmen nuk e sheh vetën me klubin e Lille, pasi sipas tij, me talentin e tij mund të luaj për klube më të mëdha.
“Kam pas vetëbesim se e kam ditë talentin, vetëbesimi jem iu ka pengu tjerëve, ndoshta edhe ka mujt me më bë dëm, por vazhdoj me mbajtë. Kulmi jem nuk është ky, mendoj që jam hala për klube më të mëdhenj”, tha Zhegrova në emisionin “Oxygen” në Klankosova.
25 vjeçari zbuloi se në fillim nuk ishte pritur mjaft mirë prej klubit.
“Në fillim lojtarët më kanë këqyr me një sy më ndryshe, se prej Kosovës, vend i vogël, por me punë, disiplinë ia kom fitu zemrën të gjithëve”, tha ai.
Zhegrova ndër tjerash, potencoi edhe njëherë se sipas tij, sulmuesi argjentinas, Lionel Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Kujtojmë, se Zhegrova ishte në garë me Mbappen për futbollistin më të mirë të vitit në Francë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.