Edon Zhegrova ka shënuar gol fantastik për Baselin në ndeshjen kundër Zurich
Baseli e mposhti 4-0 Zurichun në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Zvicrës, shkruan Reporteri.net
Zhegrova në këtë takim u inkuadrua në lojë në minutën e 72-të, ndërsa në minutën e 80-të ai shënoi golin më të bukur në karrierë ndoshta.
‘Messi kosovar’ pranoi një top nga Taulant Xhaka para se t’i driblojë katër kundërshtarë dhe të shënojë në portën e Zurichut.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni golin e bukur të Zhegrovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.