×
  • Sport
  • Sport

    Efekti “Muriqi”, në stadiumin e Fenerbahçes lëshohet kënga shqipe

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 12:42

    Fenerbahçe në krye me Vedat Muriqin arritën fitore të rëndësishme në fundjavë në kuadër të Superligës së Turqisë.


    Sulmuesi i Kosovës realizoi gol në fitoren 2:1 të gjigantit turk kundër Ankaragucun, derisa 25-vjeçari asistoi edhe te goli i parë.

    Pas përfundimit të pjesës së parë, kur skuadrat u drejtuan drejt zhveshtoreve, në stadium u vendos një këngë shqipe.

    “Skifterja e zemrës” ishte kënga e Bes Kallakut e cila u lëshua në stadiumin “Sukru Saracoglu”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!