Ekipi i xhudos nesër (e diel) do të nis misionin për medalje në kampionatin botëror, që mbahet në Tokio të Japonisë.
Ekipi ynë përfaqësohet me pesë bursistët Olimpikë, që me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.
Nesër garon Distria (-48 kg), të hënën Majlinda (-52 kg), të martën Nora (-57 kg) e Akili (-73 kg), ndërsa të premten Loriana (-78 kg). Garat e nesërme fillojnë në ora 04 pas mesnatës (e diel), me kohën tonë lokale, ndërsa të hënën fillojnë në ora 03:00 pas mesnatës. Blloku final zhvillohet prej orës 12:00 me kohën tonë lokale.
Sot është hedhur shorti dhe gjithë ekipi ynë ka kaluar raundin e parë pa luftë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.