Ekipi olimpik i xhudos së Kosovës, do të garojë në Kampionatin Botëror, që prej 7 deri më 14 maj 2023 mbahet në Doha të Katarit.
Shtatë garues do të synojnë të fitojnë medalje në garën kryesore të vitit, e njëkohësisht edhe pikë të reja olimpike për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ekipi përbëhet nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi, që në bagazhin e saj ka edhe dy medalje të bronzta të botës, kampionia olimpike, Nora Gjakova, medaliste e bronztë e botës, Loriana Kuka, po ashtu medaliste e bronztë e botës, si dhe Akil Gjakova, Laura Fazliu, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq.
Ekipi do të udhëhiqet nga trajneri Driton Kuka dhe asistentja e tij, Majlinda Kelmendi, që si garuese është dy herë kampione e botës dhe një herë medaliste e bronztë.
Të hënën garojnë Krasniqi e Muminoviq në kategorinë -52 kg, të martën Nora Gjakova e Loxha (-57 kg), si dhe Akil Gjakova (-73 kg), të mërkurën garon Fazliu (-57 kg), ndërsa të premten Kuka (-78 kg).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.