×
  • Sport
  • Sport

    Eksperti i gjyqtarëve tregon se a duhej dhënë penalltia që Robertson e shkaktoi në Callejonin

    Reporteri
    18 Shtator 2019 | 13:36

    Ish-gjyqtari i Premierligës, Mark Clattenburg, beson se gjyqtari Felix Brych dhe VAR-i e morën vendimin e duhur duke e akorduar një penallti për Napolin në ndeshjen e mbrëmshme kundër Liverpoolit.


    Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Liverpooli, u mposht me rezultat 2:0 nga nikoqiri Napoli në një ndeshje kontroverse të Grupit E, të martën.

    Dries Mertens e shënoi një penallti në minutën e 82-të të ndeshjes, pasi Jose Callejon u duk se u rrëzua pas kontaktit minimal nga Andy Robertson në “Stadio San Paolo”. Vendimi i gjyqtarit u përkrah nga VAR dhe pastaj Fernando Llorente e vendosi fitoren në momentet e fundit të ndeshjes.

    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ishte aspak i lumtur me vendimin e gjyqtarit dhe VAR-it, duke thënë: “Kur lojtari gjuhet para se të ketë kontakt, atëherë kjo s’mund të jetë penallti. Kjo e ndryshoi krejt ndeshjen”.

    Megjithatë, sipas ish-gjyqtarit të Premierligës, Mark Clattenburg, penalltia u akordua me të drejtë dhe Liverpooli nuk ka të drejtë të ankohet.

    Clattenburg beson se Brych e mori vendimin e duhur, pasi që Robertsoni pati kontakt me këmbën e Callejonit.

    “Më vjen keq tifozë të Liverpoolit, por ajo ishte penallti. Andrew Robertson e bëri një ndërhyrje ndaj Jose Callejonin të Napolit brenda 16-metërshit më këmbën e gabuar dhe ai nuk e preku topin”, tha Clattenburg për DailyMail.

    “Sapo u bë ndërhyrja, këmba e Robertsonit ishte në hapësirën e Callejonit dhe e preku këmbën e futbollistit të Napolit. Pas vendimit të gjyqtarit, edhe VAR-i e kontrolloi nëse kishte kontakt dhe e analizuan këtë nga shumë kënde të ndryshe. Ata e morën vendimin e duhur dhe Dries Mertens shënoi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!